Edhe një takim tjetër ka mbajtur Ekipi shtetëror për dialogun në përpjekje për ta hartuar platformën për këtë proces.
Anëtarët e këtij ekipi, kanë thënë se platforma, e cila synon njohjen nga Serbia, do të procedohet në Kuvend më 31 janar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, bashkëkryesuesit e këtij ekipi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, të martën do të takohen në Bruksel, me njërën nga këshilltaret e ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.
Shefi i deputetëve të AAK-së, është shprehur i bindur se kjo platformë do të marrë mbështetje në Kuvend.
Por, vazhdimi i dialogut është kushtëzuar nga Serbia me heqjen e taksës. Pezullimin e saj e ka kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë.
Për këtë, zëvendëskryeministri nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se duhet dëgjuar këshilla amerikane.
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, kanë thënë se nuk do ta përkrahin platformën për dialogun.