Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka quajtur skandaloze situatën aktuale politike në Kosovë, derisa iu bëri thirrje partive që të mblidhen të darkordohen për themelim të institucioneve.
Ai ka thënë para mediave të martën se liderët e partive duhet të përmbushin vullnetin e qytetarëve dhe t’i lënë egot e tyre. Limaj foli edhe për situatën në botë, ku tha se një shtet serioz “i përcjell zhvillimet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet së më parë të kemi institucione që Kosova të jetë partner i besueshëm për të dhënë përgjigje dhe si adresë për bashkëpunim në tema të ndryshme. Besoj se asgjë e re s’ka ndodhur, as atëherë e tash, s’i kuptojnë drejt mesazhet çka po ndodh në botë. Një shtet serioz i përcjell zhvillimet...Kjo është skandaloze çka po ndodh”, ka thënë Limaj.
Kreu i Nismës shtoi se qytetarët duhet të reflektojnë “dhe t’i ndëshkojnë të papërgjshmit”. Ai ka thënë se nëse partia e tij do të kishte më tepër deputetë, do ta zgjidhte situatën.