Më së shumti dy muaj pritet të zgjatë procesi i hyrjes në fuqi të Ligjit për referendumin.
Brenda kësaj periudhe, grupi punues i përbërë tani për tani vetëm nga deputetë të subjekteve politike në Kosovë, pritet të finalizojë projektligjin, dhe pastaj atë ta dërgojë në seancë plenare për votim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e grupit punues nuk janë edhe ekspertët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. Propozuesit e projektligjit, deputetë nga Partia Socialdemokrate, kanë thënë se pritet t`i ftojnë ata ditëve në vazhdim.
Në anën tjetër, deputetë nga partitë e tjera politike kanë adresuar një sërë vërejtjesh në projektligjin aktual. Vërejtje kanë bërë edhe njohësit e çështjeve juridike. Kanë ngritur shqetësimin se nëse nuk bëhen ndryshime në pika të caktuara, projektligji si i tillë do të bjerë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)