Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liderët politikë të Kosovës solidarizohen me Gjermaninë

Gjermania dhe Kosova

Liderët politikë të Kosovës kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të sulmit të së premtes në Magdeburg të Gjermanisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sulmi në Magdeburk tregon kërcënimet me të cilat përballemi dhe forcën që duhet treguar në kohë tragjedish.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Kryeministri Albin Kurti po ashtu ka shprehur ngushëllime.

“Jemi me popullin gjerman në këtë kohë të dhimbshme. Populli i Kosovës solidarizohet me ju”, ka shkruar ai.

“Lutjet e mia janë për të gjithë të prekurit nga ky sulm makabër”, ka shkruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pesë persona vdiqën pasi një burrë përplasi veturën në turmën e njerëzve që ishin në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman. Qindra persona janë lënduar.