Aeroporti i Prishtinës ka regjistruar të premten pasagjerin e katërmiliontë në vitin 2024, që është viti i parë që prej liberalizimit të vizave.
Në ceremoninë për këtë arritje, kryeministri Albin Kurti bëri krahasime me vitin 2021 duke thënë se tash është dyfishuar numri i pasagjerëve, ka pasur rritje 46 për qind të fluturimeve dhe janë shtuar 16 destinacione e 16 operatorë të rinj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitin e shkuar Aeroporti i Prishtinës regjistroi mbi 3.4 milionë pasagjerë, sipas statistikave që kanë qarkulluar.
Kurti, sipas komunikatës së Qeverisë, ka folur edhe për zgjatjen e pistës dhe hapjen e korridorit ajror përmes Shqipërisë që ka shkurtuar rrugën nga Kosovë për në Bashkimin Evropian për 15 minuta.
Sivjet po ashtu janë shtuar edhe portat e nisjes së udhëtarëve e janë instaluar sportelet për check-in me vetë-shërbim dhe kiosqe për vetëdorëzim e bagazheve.