Arbëri

LDK: Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës

Jhona Lushaku-Sadriu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës.

Ajo ka folur për hetimet për kontrata njëburimore të cilat është duke i zhvilluar Prokuroria Speciale, duke thënë se për të gjitha këto përgjegjësinë e kanë zyrtarët e Qeverisë në detyrë. 

“Të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e Qeverisë bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë kundërkushtetuese, aq më tepër procedura prokurimi ku nënshkrimet e tyre validojnë përzgjedhje që janë në dëm të buxhetit të Kosovës”, është shprehur Lushaku-Sadriu, para vazhdimit të 45-të të seancës konsituive.

“Mirëpresim secilin hetim për të sqaruar tenderët njëburimor, është e pakapshme se si një parti ka ardhur  në pushtet me kauzën kundër korrupsionit e tani po bëhet simbol i korrupsionit në vend, proceset që i ka kritikuar është duke i aplikuar”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë se nuk po shohim vullnet për të arritur marrëveshje politike. 

“Për të 45-tën herë po vijmë në Kuvend për ta konstituuar Kuvendin, organin më të larë ligjbërës, nga i cili pastaj del Qeveria, por kjo po pamundësohet par ta mbajtur fuqinë ekzekutive Qeveria, për ta mbajtur një kryeministër pa legjitimitet dhe nja 15 ministra e zëvendësministra që janë betuar si deputetë”, ka deklaruar Lushaku – Sadriu.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 5 korrik

Dështimi i 45-të