Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, në seancën ku po shqyrtohet buxheti i vitit 2026 ka thënë se nuk do ta përkrahin atë.
Por ajo ka kërkuar që 21 amendamentet e saj, që nuk e morën përkrahjen e shumicës parlamentare në Komisionin për buxhet, të hidhen në votim edhe në seancë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Amendamentet tona adresojnë probleme reale, të qytetarëve, kanë të bëjnë me arsimin, kanë të bëjnë me shëndetësinë, kanë të bëjnë me investimet kapitale, kanë të bëjnë me rrjetin e digjitalizimit dhe të energjisë andaj ju bëjmë thirrje që t’i vendosni në votim”, është shprehur Lushaku.