Lidhja Demokratike e Kosovës iniciuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e lartë të naftës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar qeverinë për, siç tha, neglizhencë në këtë drejtim.
“Jemi të shqetësuar me qasjen e Qeverisë dhe mosmarrjen e asnjë mase për lehtësimin e jetës së qytetarëve... Kuvendi duhet të marrë rol mbikëqyrës në këtë rast dhe të miratojë rezolutë”, ka thënë ajo të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së presidentit, Lushaku ka thënë se, nëse VV-së i mungon vullneti për një marrëveshje, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje të reja.
“Ne tani jemi në një situatë të re, ku Gjykata Kushtetuese ka dhënë interpretimin e saj dhe ka dhënë sqarime për disa pika, dhe ne, si parti, e kemi pranuar vendimin si të tillë dhe vazhdojmë qasjen tonë, ashtu si para vendimit, që të jemi bashkëpunues dhe të marrim pjesë në dialog. Është tepër e rëndësishme që në këtë fazë Kosovës t’i jepen institucione funksionale dhe të mos cenohet për asnjë çast funksionaliteti i shtetit tonë. Ne do të japim kontributin tonë për aq sa është përgjegjësia jonë, por nuk duhet harruar se përgjegjësinë kryesore e bart partia më e madhe, që ka numrin më të madh të deputetëve dhe pa të cilën nuk mund të zgjidhet presidenti. Prandaj, nëse vullneti i tyre është që të ketë një zgjidhje, do të kemi. Nëse jo, Kosovës i mbetet të shkojë drejt zgjedhjeve, për çka LDK-ja është e gatshme, e bashkuar dhe unike për të shkuar drejt zgjedhjeve. Qytetarët kanë votuar që VV ta ketë qeverisjen, por jo edhe presidentin”, ka thënë ajo, raportoi EO.
-
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
-
LDK-ja kërkon ulje të akcizës dhe TVSH-së për naftën, si dhe subvencionim për sektorët e ndjeshëm
-
Të premten seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e naftës
-
Lushaku-Sadriu: LVV-ja e ka ditur saktë se po shkojmë në zgjedhje
-
Haxhiu nesër takon partitë për datën e zgjedhjeve