Arbëri

LDK-ja e AAK-ja kundërshtojnë mbajtjen e seancës së re sot

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar sqarim për seancën e orës 14:00.

Në seancën e re që ka nisur nga ora 14 në shqyrtim janë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.

Gashi ka thënë se kërkojnë nga propozuesit të arsyetojnë jashtëzakonshmërinë e këtyre dy çështjeve të cilat i ka quajtur totalisht të ndryshme.

“Para disa orësh morëm ftesën për një seancë tjetër. Pse duhet Kuvendi me i mbajt dy seanca të jashtëzakonshme për pika të ndryshme. Pse duhet të bëhet kjo punë kështu. Po i humbë esenca parlamentarizmit”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo tregon një logjikë të paaftë dhe të mbrapshtë.

“Pse duhet ky Kuvend të bëhet peng i një qeverie infektive, të një qeverie me ligje antikushtetuese”, ka thënë ai.