Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Latifi kërkon shmangie 100 për qind të konfliktit të interesit gjatë përpilimit të Listës Esenciale

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar që të shmanget 100 për qind konflikti i interesit dhe të ketë transparencë sa i përket Listës Esenciale të Barnave.

Latifi e ka bërë këtë koment të premten, në takimin e parë të grupit punues të listës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shmangie 100 për qind të konfliktit të interesit dhe transparencë. Çdo shmangie nga këto nuk ka vend në këtë komunitet, nuk ka vend në këtë ministri, nuk ka vend në këtë Qeveri”, ka thënë Latifi.

Ai ka kërkuar që Lista Esenciale të bëhet të përgatitet sa më shpejt që është e mundshme.

Ndërkaq, Driton Vela, kryesuesi Komitetit ka thënë se përpilimi i Listës nuk ka nevojë për përmirësime cilësore.

Kosova ende nuk e ka dorëzuar Listën Esenciale të produkteve mjekësore për publikim në faqen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.