Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.
Sipas tij, kjo është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook të martën.
Njoftimi i Atiqit u shpërnda edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Institucionet për qytetarët dhe sa më afër qytetarëve”, ka thënë ai.