Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zv.ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Siç ka mësuar KOHA, do të diskutohet për gjendjen në veri, planin evropian për marrëveshjen mes dy shteteve dhe për datën e mundshme për takimin e ardhshëm në mes krerëve të shteteve në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes një komunikate për media nga Qeveria, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në orën 17:30.
Lajçaku qe në Kosovë edhe javën e shkuar, për të sjellë atë që po cilësohet version i ri i planit “evropian” për marrëveshjen Kosovë-Serbi.