Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në Strasburg të Francës ka informuar anëtarët e Këshillit të Evropës dhe po ashtu shtetet anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe dinamikën në dialogun.
Lajçak ka treguar se fillimisht kishte marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Universitetit Evropian në Firence dhe nga atje udhëtoi në Strasburg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Strasburg udhëtova me ftesë të anëtarëve të Këshillit të Evropës. Në këtë qytet të bukur në kufirin franko-gjerman, pata privilegjin t'i informoj anëtarët e Këshillit të Evropës dhe të shteteve anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe dinamikën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Facebook.