Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ia ka theksuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.
Lajçaku të martën ka njoftuar se me Vuçiqin ka diskutuar edhe për dialogun, takimin e ardhshme të kryenegociatorëve dhe zhvillimet rajonale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Takimin me Lajçakun e njoftoi edhe Vuçiq më herët.