Pas gati pesë vjetësh në krye të dialogut Kosovë-Serbi si lehtësues i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin, duke ia dorëzuar detyrën pasardhësit të tij, diplomatit Peter Sorensen.
Në një postim në “X” të premten, Lajçaku e përshkroi periudhën si emisar si mision sfidues, por të shpërblyer, duke vënë në dukje rëndësinë e arritjeve në këtë proces, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në mars të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhe kaq ishte. Pas 4 vjetësh e 10 muajsh si lehtësues i dialogut i Bashkimit Evropian, zyrtarisht po ia dorëzoj detyrën pasardhësit tim, Peter Sorensen. Ka qenë mision sfidues, por i shpërblyer, dhe si Kosova ashtu edhe Serbia mund të jenë krenare për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë, Peter Sorensen, diplomat me përvojë të gjatë në strukturat e BE-së, pritet të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.