Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në javën e tij të fundit në këtë post ka deklaruar se dialogu është më vendimtar se kurrë në botën e sotme.
Këtë ai e ka thënë pas qëndrimit të tij në Davos, ku është mbajtur Forumi Ekonomik Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këtë javë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pata mundësinë të angazhohem me liderë, kolegë dhe miq për disa nga çështjet më urgjente të kohës sonë, duke përfshirë stabilitetin gjeopolitik dhe zhvillimin ekonomik. Pas një jave diskutimesh stimuluese, është e qartë se dialogu është më vendimtar se kurrë në botën e sotme”, ka shkruar Lajçaku në Facebook.
Ai tutje ka thënë se në këtë forum është takuar edhe me liderë nga Ballkani Perëndimor, të cilëve tha se u ka theksuar që BE-ja është serioze lidhur me zgjerimin e saj.