Arbëri

Kuvendi sot pritet të zgjedhë një anëtar të Kushtetueses dhe Komisionerin parlamentar të FSK-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare dhe në rend dite ka gjithsej katër pika.

Në seancën e cila është paraparë të nisë në orën 11:00 deputetët pritet të zgjedhin Komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.

Deputetët pritet të votojnë për emërimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Gjithashtu pritet të bëhet propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.