Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sot mblidhet për çmimin e energjisë elektrike

Albin Kurti ne foltoren e Kuvendit te Kosoves ne seancen e shqyrtimit te projektbuxhetit

Foto: Driton Paçarada

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot (e martë) në një seancë të jashtëzakonshme.

Seanca ka vetëm një pikë e rendit të ditës, çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, seanca pritet të nisë nga ora 11:00.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur intervistimet në terren lidhur me skandalin e njehsorëve elektrikë. Kjo ka ardhur pas një hulumtimi që deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se e ka kryer me njehsorët në Prishtinë dhe Ferizaj, në mbi 80 për qind të rasteve ata nuk e kishin orën e saktë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga inspektimet e para në terren ka gjetur se ka mospërputhje të kohës te njehsorët elektrikë.

Pas kësaj, Prokuroria në Prishtinë ka autorizuar Policinë për të nisur hetime lidhur me njehsorët e KEDS-it.

E në KEDS kanë mohuar çdo mundësi manipulimi, duke theksuar se matja e energjisë elektrike është e saktë. Sipas tyre, nëse konstatohet ndonjë devijim, qytetarët do të kompensohen.