Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi nis seancën me miratimin e tri projektligjeve

Kuvendi i Kosovës është mbledhur të enjten në një seancë plenare.

Në seancë u miratuan në parim Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate dhe Projektligji për Ushqim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto projektligje janë nga seanca të kaluara, porse janë rikthyer edhe sot në votim.

Të njëjtat janë votuar nga deputetët e mazhorancës, pasi ata të opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkaq, në mungesë të deputetëve nga komuniteti serb, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale nuk është hedhur në votim.