Kuvendi komunal i Prishtinë po zhvillon të premten dëgjim publik buxhetor.
Para qytetarëve, asamblistëve dhe përfaqësuesve të lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit po diskutohet mbi planet investuese për vitin 2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo çfarë bie në sy është mungesa e drejtorëve që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në sallë, nga radhët e ekzekutivit, janë të pranishëm vetëm disa drejtorë dhe nënkryetari që vijnë nga subjekti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
KOHA ka mësuar se ka krizë në koalicionin LDK-PDK.
KOHA ka kontaktuar disa prej drejtorëve komunale nga ana e PDK-së, mirëpo vetëm drejtori i Sportit, Granit Rugova është përgjigjur, duke thënë se ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të punëve të tij.
“Nuk e di për të tjerët, por unë s’kam mundur të jem atje për shkak të punëve të mija për sport. Kisha disa takime”, ka thënë Rugova.
Edhe në mbledhjen e fundit në seancën e Kuvendit Komunal, në pikën e fundit asamblistët dhe drejtoret e PDK-së e kanë lëshuar sallën.