Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve e më pas edhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.
Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, është pyetur nga myftiu Tërnava nëse “pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ndërkohë tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti, raportoi KSP.
Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i ka Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm u ecë rroga dhe ai iu përgjigj: “Duket se po”.