Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, pasi të hënën ka vdekur Havë Jashari, motra e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti është mirëpritur nga vëllai i të ndjerës, Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes. Në njoftim u tha se Kurti iu shprehu ngushëllime për Havë Jasharin “që do ta kujtojmë gjithmonë me mall”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aty u mirëprit nga Baca Rifat, vëllai i të ndjerës, dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, thuhet në njoftim.