Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar në kryeqytetin e Francës, Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka udhëtuar me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe do të zhvillojë edhe takime bilaterale.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit, si dhe marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Jacques Delors. Ndërkaq, sonte është i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.