Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon ish-presidentin kroat Mesiq

Albin Kurti me Stjepan Mesiqin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq. 

Nga Kryeministria është njoftuar se në takim është diskutuar ndër të tjera rëndësia e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat. E po ashtu u tha “se gjendja në Ballkan është shumë më e mirë se para tri dekadave, por ka ende probleme të vjetra të asaj kohe”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kyeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Presidentit Mesić, i cili, gjatë fundviteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, doli publikisht në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Më vonë, nga pozita e Presidentit të Kroacisë, ai dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi. Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. U theksua rëndësia e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, e posaçërisht në atë të mbrojtjes dhe sigurisë. U konstatua që gjendja në rajonin e Ballkanit është shumë më e mirë se para tri dekadave, por edhe që disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë”, u tha nga Zyra e Kryeministrit. 

Për kontributin e tij në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të popullit tonë në periudha vendimtare historike, presidenti Mesiq së fundmi mori titullin Qytetar Nderi i Gjilanit.