Arbëri

Kurti shpreh shqetësim për situatën humanitare në Gazë

Albin Kurti

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten ka thënë se shprehin shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për krizën humanitare në Gaza. 

“Sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, ne i dënojmë sulmet që rezultojnë me vdekje dhe lëndim të cilëve, veçanërisht të fëmijëve të cilët po përballen me pasoja të rënda pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë përgjegjësi mbi konfliktin dhe situatë. Qeveria jonë tashmë ka ndarë gjysmë milioni euro nga buxheti i saj si mbështetje për popullin palestinez në Gaza”, ka theksuar Kurti. 

Ai ka thënë se mbështesin çdo përpjekjen e partnerëve “për të arritur një armëpushim të menjëhershëm që do të krijonte mundësi për dërgimin e rregullt dhe të mjaftueshëm të ndihmave, lirimin e pengjeve dhe arritjen një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate midis izraelitëve dhe palestinezëve”.