Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë

Kurti - Kemp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komisionerin e lartë të OSCE-së për minoritete, Christophe Kamp. 

Kurti në takim ka thënë se Qeveria e Kosovës pajtohet plotësisht me konstatimin e komisionerit kamp që përgjegjësia bie mbi serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë takimit, kryeministri Kurti e falënderoi komisionerin Kamp për vizitën, për letrën dhe rekomandimet e tij, duke theksuar që Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet plotësisht me konstatimin e tij që përgjegjësia bie mbi serbët lokal të shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë. Kryeministri theksoi se korniza ligjore e Kosovës është e ndërtuar mbi një model fuqizues, që mundëson pjesëmarrjen aktive të komuniteteve, por që kërkon edhe angazhim dhe pronësi lokale për shfrytëzimin e të drejtave të garantuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu është thënë se në takim janë diskutuar edhe zhvillimet sa i përket zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe hapat e radhës drejt integrimit të plotë të shëndetësisë dhe arsimit në veri, brenda kornizës ligjore të Kosovës. 

“Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet pozitive lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe hapat e radhës drejt integrimit të plotë të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës, brenda kornizës ligjore të Kosovës. Në fushën e të drejtave gjuhësore dhe të komuniteteve, kryeministri Kurti informoi për hapat konkretë të ndërmarrë nga Qeveria, përfshirë hapjen e pozitave të drejtorit të Departamentit për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, si dhe atë të Komisionerit për Gjuhët, si dhe angazhimin për rritjen e kapaciteteve për harmonizim gjuhësor. Në përfundim, kryeministri Kurti theksoi se faza e ardhshme nuk ka të bëjë me zgjerimin e të drejtave, por me thellimin e përdorimit të tyre përmes ndërtimit të besimit, angazhimit të komuniteteve dhe qasjes së plotë në institucione”, u tha nga Zyra e Kryeministrit.