Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka riemëruar të enjten si drejtor të Doganës, Agron Llugaliun.
Llugaliu do të jetë në krye të Doganës edhe për katër vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Llugaliu ishte propozuar të rimërohej nga Ministria e Financave.
Ai mori detyrën si drejtor i Doganës në prill të vitit 2021.