Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar takimin e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave.
Kurti në takim ka thënë se do të ketë investime kapitale nga ministritë e linjës ku përfshihet ndërtimi i rrugëve, autostradat, shkollat, hapësira të gjelbra dhe investime të tjera. Sipas tij, këto investime do të bëhen në gjitha komunat, pa diskriminuar asnjë prej tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi miratuar legjislacionin e nevojshëm që komunat të raportojnë bazuar në performancë e jo preferencë. Të respektohen afatet, jemi të gatshëm që bashkë me ministritë t’u ndihmojmë”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se i falënderon komunat për solidaritetin e treguar, gjatë zhvillimeve në veri, derisa një minutë heshtje është mbajtur për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.
Agim Aliu, kryetar i Asociacionit të kom të Kosovës ka thënë se Ligji për tatimin në pronë tregon shembull të mosbashkëpunimit mes komunave dhe nivelit qendror.
Sipas tij, komunat u sfiduan me ndryshime në ligj, derisa ka kërkuar që të ndahet buxhet shtesë për kryerjen e obligimeve komunale.