Kryeministri Albin Kurti ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do t’i ndihmonte qytetarëve pa dallim etnie, por edhe ekonomisë e tregtisë.
Kurti në konferencë për media të enjten u shpreh se është e pakuptueshme pse vetëm Ura e Ibrit të ngelet e mbyllur për vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është kundër askujt, por për qytetarët dhe për mallrat e kapitalit. I ndihmon njerëzit në të dy anët e Ibrit pa dallim etnie, gjithashtu edhe tregtinë, ekonominë e bashkëpunimin. Janë edhe tri ura dhe të ngelet vetëm kjo e mbyllur është e pakuptueshme. Edhe kjo urë do të duhej të lihej e hapur. Hapja e urës në mënyrë të plotë është quajtur simbol i normalizimit në të kaluarën nga Brukseli”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për komentet që duhet t’i dërgojnë te Bashkimi Evropian për marrëveshjen e Brukselit, pasi sot është afati i fundit.
Kurti ka thënë se ekipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është duke punuar dhe do të ketë informacione të reja “sot më vonë ose më së largu nesër”.