Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Opozita e përdori kuorumin për presidentin për të na prerë mandatin

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka folur për situatën aktuale politike ka thënë se opozita e ka përdorur kuorumin për presidentin për t’ua prerë mandatin e dhënë nga qytetarët”.

“Kjo është mbledhja e parë fizike që prej kur si Qeveri na u shtua mbiemri “në detyrë”, pasi opozita e zgjodhi ta përdor koriumin për zgjedhjen e presidentit për të na e prerë mandatin që qytetarët na e dhanë me 51.1 për qind të votave para katër muajve e gjysmë, por ne nuk do të ndalemi”, ka thënë Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

 Ndërkaq për ndërprerjen e energjisë elektrike në minierën e Stantërgut, ka thënë se shkaqet e  avarisë janë duke u hetuar dhe se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot është ndërprerë furnizimi me energjinë elektrike në minierën në Stantërg. Në kohën kur është ndërprerë furnizimi në minierë kanë qenë 47 minatorë prej të cilëve kanë arritur të dalin 29, përmes shkallëve emergjente. Ndërsa pjesa tjetër kanë dalë në orën 14:00. Të gjithë janë në gjendje të mirë. Ndërsa shkaqet e avarisë janë duke u hetuar nga organet kompetente”, ka thënë ai.

Tutje ka folur edhe për ndihmat në Luginë duke thënë se Serbia e ka pamundësuar dërgimin e fondeve nga ana e Kosovës.

Ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë menjëherë.

“Serbia po vazhdon me metodat e saj të spastrimit etnik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në njërën anë me mohim të të drejtave dhe në anën tjetër me bllokim të ndihmës nga ana jonë.  Me pamundësi të transferimit të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës, fqinji ynë verior me sjellje abnormale po i lë rreth 365 nxënës pa libra falas, më shumë se 750 studentë pa bursa, më shumë se 950 bujq pa mbështetje, si dhe shkolla, organizata e në mesin e tyre më shumë se 90 fëmijë jetim. Sot përsërisim thirrjen që Bashkësia Ndërkombëtare të veprojë menjëherë”, ka thënë ai.