Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Nga rritja e pagës minimale përfituan 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij, paga minimale u rrit për tri herë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç). Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat. Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale”, ka shkruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Pagat

Nga sot paga minimale 500 euro bruto, paralajmërohet mbikëqyrje

Ilirjana ThaqiNga e mërkura, paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto.Kjo është...