Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në Paris: Anëtarësimi i Ballkanit në BE dhe NATO është në interesin e vetë Evropës

Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë i ftuar nderi të martën mbrëma në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku të pranishëm ishin personalitete të larta të hallkave diplomatike, politike dhe ekonomike të Francës. 

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se Kurti ka shprehur falënderim për ftesën, një ditë para Forumit të Paqes në Paris, i cili mbledh liderë nga e gjithë bota.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti në këtë darkë ka folur për rëndësinë e angazhimit dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

“Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës, u shpreh kryeministri”, thuhet në komunikatë.

Kurti të mërkurën merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.