Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shoqëruar nga profesori, Marc Weller, kanë thënë burimet për KOHËN.
Weller, i cili ishte këshilltar për Kosovën në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, nuk dihet se në çfarë roli ka marrë pjesë në këtë vizitë të nivelit të lartë në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit të lartë ligjor në procesin e Vjenës të negociatave për statusin përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga OKB-ja gjatë viteve 2006-2007.
Bazuar në biografinë e publikuar nga “Universiteti i Cambridget”, Weller gjithashtu ka kontribuar edhe në hartimin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe ka hartuar Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve në Kosovë dhe Statutin e Këshillit Konsultativ të Komuniteteve.
Ai është edhe autor i librit “Shtetësia e kontestuar: administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi”.
Kryeministri Kurti është duke e zhvilluar takimin trepalësh midis tij, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.
Pas takimit trepalësh, pritet që Borrelli të deklarohet për media për lidhur me rezultatet.
Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.