Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vlerësuar rolin e Inspektorati Policor i Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional, gjatë një vizite që zhvilloi të martën në këtë institucion.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se forca e institucioneve të sigurisë në një shtet demokratik matet jo vetëm me kapacitetin operacional, por edhe me integritetin, llogaridhënien dhe kontrollin e brendshëm.
“Integriteti është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve në shtet. Inspektorati Policor i Kosovës është pikërisht institucioni që garanton këtë parim”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, mandati i IPK-së është i qartë dhe i pakompromis ku cenohet integriteti i Policisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se rezultatet e IPK-së në vitet e fundit tregojnë rritje të efikasitetit në trajtimin e ankesave të qytetarëve dhe forcim të besimit publik ndaj institucionit.
Ai përmendi edhe operacionet “Pika” dhe “Pika 2”, përmes të cilave janë ndërmarrë veprime ndaj dhjetëra zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion apo keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Edhe
Kurti: Besimi në Policinë, është dëshmi e llogaridhënies
“Ligji zbatohet pa përjashtim”, tha Kurti, duke shtuar se IPK-ja ka zgjeruar praninë e saj edhe në katër komunat veriore, me qëllim rritjen e qasjes dhe barazisë institucionale për të gjithë qytetarët.
Ai më tej ka shprehur mbështetjen e qeverisë për IPK-në në forcimin e kapaciteteve profesionale.
“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë”, ka thënë ai.
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja
-
Kurti: Sjelljet e opozitës janë joshtetërore dhe anti-institucionale