Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për një hakmarrje nga Serbia. 

Gazeta zvicerane NNZ, duke cituar deklarimet e Kurtit në një diskutim të organizuar nga Shoqëria zvicerane për Politikë të Jashtme, shkruan se Kurti ka theksuar se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti “Serbia e Madhe”.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurti thuhet se e përshkruan politikën perëndimore karshi Beogradit si naive. Sipas tij Perëndimi ende e gjykon gabimisht Serbinë. “Ajo është një portë për ndikimin kinez dhe rus në Evropë”, citohet të ketë thënë Kurti. 

Ai citohet të ketë thënë se qëndron edhe pretendimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit se nuk ka hequr dorë nga Kosova. “Aspak, Vuçiq thjesht po e mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë 'Bota Serbe'”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, citohet Kurti. 

Kryeministri citohet të ketë thënë se Vuçiqi dëshiron hakmarrje. “Vuçiq ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, citohet Kurti.

Kurti në thuhet se ka folur edhe për zgjedhjen e Donald Trumbit si president i SHBA-së. Ai thuhet se ka thënë se Trump nuk paraqet rrezik për Kosovën. 

“Kosova ka punuar mirë me presidentët e të dyja partive. Ajo u çlirua në vitin 1999 nën demokratin Bill Clinton, dhe George W. Bush, një republikan, ishte president kur Kosova u bë e pavarur më 2008”, citohet Kurti. 

NNZ ka shkruar për diskutimin të enjten, ndërkohë që ai është mbajtur në fillim të muajit dhe Kurti ka qenë folësi kryesor.