Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti e Osmani urojnë Kosovën pas fitores ndaj Suedisë

kurti osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë uruar ekipin e Kosovës për fitoren në ndeshjen ndaj Suedisë.

Osmani në Facebook ka shkruar “Me Kosovën përgjithmonë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq Kurti ka thënë se ky është rezultati më i mirë që Kosova ka pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën.

“Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar”, ka shkruar ai.

Kosova fitoi ndaj Suedisë me rezultat 2:0.