Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti fton në takim liderët e opozitës, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim të premten, liderët e partive opozitare.

Nga Qeveria e Kosovës kanë konfirmuar se Kurti ka ftuar liderët e opozitës dhe se takimi është planifikuar të mbahet në mesditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AAK-ja ka konfirmuar se do të jetë pjesmarrëse në takim. 

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Blaka, i ka thënë KOHËS se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë për këtë takim dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht.

"Po, Haradinaj merr pjesë të premten", ka thënë shkurtazi Blaka.

Nga Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e liderëve të tyre.