Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për kontributin e tyre lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës nga Kenia.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo njohje është lajm shumë i mirë për vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje. Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti.
Ai tutje ka shtuar se uron që bashkëpunimi mes shteteve të jetë jetëgjatë dhe produktiv.
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës.
Gërvalla e ka quajtur këtë vendim lajm të rëndësishëm që sipas saj, thekson përparimin dhe forcimin e pozitës së shtetit në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.
"Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke. Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.