Arbëri

Kurteshi: Deklaratat publike të ambasadave të huaja ndërhyrje në sistemin gjyqësor

Sami Kurteshi

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka thënë se deklaratat publike që kanë bërë ambasadat e huaja në Kosovë pas vendimit që ishte marrë nga KQZ-ja për moscertifikimn e Listës Serbe ishte ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës. 

Kurteshi në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se gjykatat kanë rënë në presionin e ndërkombëtarëve. 

Të hënën kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e PZAP-së e që është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, për certifikimin e Listës Serbe dhe të Demokracisë Serbe. 

“Gjykatat e rrëzuan nën presion. S’ka gjykatës në Kosovës, e as prokuror, që kishte me kundërshtuar një deklarata publike të ambasadave të huaja, sidomos të asaj amerikane. Kjo flet për pavarësinë e gjyqësorit...Gjykatat e kanë shkelur ligjin...Deklaratat publike të ambasadave të vendeve të QUINT-it janë hipokrizi arrogante, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor të Kosovës”, tha Kurteshi. “Nëse i marrim të gjitha raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve, për të drejtat e njeriut, por edhe raportin e Departamentit të Shtetit. Shprehimisht konstatohet se Lista Serbe është subjekti që cenon e shkatërron pluralizimin politik brenda komunitetit serb”. 

Kurteshi tha se Supremja e PZAP kanë rrëshqitur në shkelje të rënda kushtetuese. 

“Po them se Gjykata Supreme, bashkë me PZAP kanë rrëshqitur në shkelje të rënda, sidomos të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve. Gjykata Supreme nxjerr aktvendim për deligjitimimin e anëtarëve të KQZ-së, është vepër kriminale kjo”, ka thënë Kurteshi.