Policia e Kosovës njoftoi se një qytetare nga Peja ka dorëzuar një kuletë me të holla dhe me dokumente personale.
Sipas njoftimit, në kuletë ishin 480 franga zvicerane, 100 dollarë, 93 euro, 1 zinxhir ari dhe dokumente personale. Policia bëri të ditur se i janë kthyer pronares së kuletës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datën 8 maj 2024, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetarja K. B. e cila ka sjellë një çantë krahu të cilën e kishte gjetur në parkun Karagaç në Pejë. Në çantë ishte një kuletë me të holla dhe dokumente personale, katërqind e tetëdhjetë (480) franga zvicerane, njëqind (100) dollarë amerikan, nëntëdhjetë e tri (93) euro, një (1) zinxhir ari dhe dokumente personale. Të gjitha gjërat e lartcekura i janë kthyer qytetares (viktimës)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës
Autoritetet falënderuan qytetaren për veprimin.