Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi, është mbrojtur në heshtje, gjatë marrjes në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.
Kuçi, që deri tani është zyrtari më i lartë në detyrë i ftuar nga Specialja, ka përfunduar marrjen në pyetje gjatë së hënës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati Artan Qerkini ka thënë se deputeti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, raporton KTV.
Të dielën kur Kuçi ka udhëtuar për në Hagë, shumë anëtarë të AAK-së kanë dalë për ta përcjellë në Aeroportin “Adem Jashari”.
Avokati Qerkini ka thënë se deputeti Kuçi, do të kthehet të mërkurën në Kosovë.
Nënkryetari i AAK-së, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në fund të shkurtit të këtij viti.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të ketë ftesa të reja ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së për t’u marrë në pyetje nga Specialja.