Lumturija dhe Enveri kanë katër fëmijë dhe, me mundësinë që kanë, kanë vendosur t’i japin zgjidhje problemit të banimit pa e shtrirë dorën për lëmoshë. Me dërrasa e teneqe që i kanë gjetur në bërllok, kanë finalizuar një kasolle njëdhomëshe.
Është java e parë e gushtit dhe Enveri po i numëron ditët prej kur ka nisur ta improvizojë “shtëpinë” për familjen, shkruan Koha Ditore.
Është e treta, thotë.
E katërta, e korrigjon Lumturija.
Gabimin e justifikojnë me vapën e madhe, në pikun e së cilës nuk e ndalin punën në përpjekjen për ta siguruar sa më shpejt strehën për vete e për fëmijët që iu kanë lindur sa kanë jetuar në një kamp, ku ishin zhvendosur pas largimit nga Kosova.
Enveri ndodhet në kulm dhe, në vend të tjegullave, rendit teneqet që të tjerët i kanë hequr nga përdorimi.
“Materiali ndërtimor” që ndodhet në oborr ngjason me grumbull mbeturinash. Lumturija përzgjedh me kujdes copëzat e llamarinës, me të cilat e furnizon bashkëshortin.
“Po e marojmë nifarë për me nejtë. S’kemë ku me nejtë”, tregon Enveri, teksa ndodhet i kërrusur mbi një tra që vjetërsia i ka dhënë ngjyrë kafeje të mbyllur. “Na nimoj diçka komuna a ministria, faleminersë. S’na nimoj, s’kem çka me i bo”, thotë ai, dhe vazhdon me çekiç t’i sjellë një gozhde.
Çifti i takon komunitetit egjiptian dhe deri në luftë kishte jetuar në Shtime. Si shumë pjesëtarë të këtij komuniteti, pas çlirimit të Kosovës ishin ndier të pasigurt. Kjo ngaqë jo pak romë, ashkalinj e egjiptianë ishin vrarë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)