Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila ka konfirmuar se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
ZRRE-ja ka sqaruar se ky është një rast individual, që lidhet vetëm me një kompani të veçantë, dhe nuk ndikon në të gjitha bizneset.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, Rafuna tha se ishte padia vetëm e një biznesi individual se aq ishin mundësitë ligjore, sepse Oda Ekonomike nuk ka pasur të drejtë të bëjë padi për 1300 biznese.
“Mundësi e vetme ligjore kjo ka qenë. Meqenëse nuk ishte vendimi, një akt administrativ ai i ZRRE-së, por ishte vetëm një njoftim, secili biznes mund ta atakojë atë. Janë qindra padi të tjera të bizneseve për njoftimin e ZRRE-së. Ky vendimi i sotëm është i i pari. Do të ketë vendime të tjera të Gjykatës Komerciale. Është lajm shumë i mirë për bizneset”, tha Rafuna.