Arbëri

Kryetari i Lipjanit nderon humanistët që grumbulluan mbi 1.5 milion euro për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Lipjanit gjatë së hënës ka pritur në takim dy humanistë nga Lipjani, Granit Duriqi dhe Ymer Troshupa, të cilët kanë mbledhur rreth 1.5 milion euro për të ndihmuar shërimin e pacientëve që kërkonin trajtim jashtë vendit e po ashtu për banim për familjet në nevojë.

Ata si shenjë falënderimi u nderuan nga kryetari Ahmeti me nga një simbol të Komunës.

“Keni bërë një punë mjaftë të mirë sepse më të vërtetë këto familje kanë pasur nevojë për mbështetje për t’i shëruar të afërmit e tyre”, ka thënë midis të tjerash Ahmeti.

Humanisti Granit Duriqi, ka thënë se me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryetari Imri Ahmeti i nderoi me mirënjohje për humanizëm.

“Gjatë rrugëtimit tonë ishim në rrethana të ndryshme, emocion, dhimbje, lot, e shumëçka tjetër, por çdo sakrificë të rrugëtimit gjithmonë e kurorëzuam me lot gëzimi. Momentet emocionale që kanë hy thellë në zemrat tona, janë edhe lutjet e familjarëve dhe bamirësve pas çdo përfundimi të aksionit”, ka thënë Duriqi.

Sipas tij, pa dyshim që këtë mirënjohje e ndajnë me popullin, sepse me ata a bëjë madhështoren, andaj sipas Duriqit ata ishin të gatshëm të i përgjigjemi çdo familjes në nevojë.

“Ju qytetar ishit përkrahja e çdo aksioni ku gjithmonë kemi dalë faqebardhë. Për hir të korrektësisë gjatë kësaj periudhe vlera e përafërt që populli ynë duke përfshirë me theks të veçantë diasporën, i ka dhënë rreth 1,500,000 euro. Mjete të destinuara për banim dhe shërim jashtë vendit”, ka thënë më tej Duriqi.