Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që t’i fusë në shfrytëzim kontejnerët, të cilët ai ka thënë se po mbahen në depo.
Reçica ka thënë se Prishtina ka mungesë të theksuar të kontejnerëve të mbeturinave. Ai u ka kërkuar edhe qytetarëve që t’i bashkohen në thirrjen ndaj Ramës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë ka publikuar disa fotografi të kontejnerëve të mbeturinave që supozohet se janë blerë e nuk po shfrytëzohen.
“Qyteti ka nevojë urgjente për më shumë kontenjerë për mbeturina, ndërkohë që ata që janë blerë vazhdojnë të mbeten të padorëzuar në malet e Gërmisë, ma saktësisht në Butovc. Mungesa e tyre e vështirëson punën e KRM Pastrimi dhe ndikon drejtpërdrejt në pastërtinë e lagjeve tona”, ka shkruar ai.