Arbëri

Zyra e Kryeministrit njofton për takimet e Kurtit me Hamzën dhe Atiqin

Takimi i Albin Kurtit e Elbert Krasniqit me Bedri Hamzën

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimet që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pasur të hënën me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën dhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. 

Nga Kryeministria për takimin me Hamzën tha se ishte për të diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal dhe shtyrjes para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, takoi sot në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Ai fillimisht u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq nga i cili u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. 

Lexo përditësimet tjera
Bedri Hamza - Albin Kurti

Kurti i shkon Bedri Hamzës në zyrë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është duke mbajtur takim me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.Takimi mes...