Festa për zgjedhjet e 14 shkurtit në Drenas e Skenderaj ka nisur disa ditë më herët.
Tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës në këto dy komuna janë përcjellë me atmosferë festive nga simpatizantë të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pari i Komunës Ramiz Lladrovci, fillimisht pati disa fjalë për dikur bashkëpartiakun e tij, Fatmir Limaj, e më vonë mbështetjen e banorëve të Drenasit për PDK-në e kërkoi Enver Hoxhaj.
Skenderaj ishte destinacioni i radhës për tubim të PDK-së.
Emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit u dëgjuan disa herë, e edhe mesazhet që u dërguan nga aty,lidheshin me ish-krerët e PDK-së që po gjykohen në Hagë.
Sikur edhe në shumicën e tubimeve, as në këto dy komuna nuk u respektuan masat anti-Covid, me salla të mbushura plot, e me shumë persona që nuk bartnin maska mbrojtëse.