Arbëri

Kritikohet BQK, kërkohet veprim ndaj kamatave të mikrofinancierëve

Normat e larta të interesit në institucione mikrofinanciare dhe shtrenjtimi i sigurimeve të automjeteve janë kritikat që adresuan deputetët e Vetëvendosjes ndaj drejtuesve të BQK-së, në Komisionin për Buxhet.

Në raportimin e guvernatorit Fehmi Mehmeti për gjetet e Raportit të Progresit për vitin 2020, deputeti Eman Rrahmani ka pyetur se çfarë masash ka marrë BQK-ja për parandalimin e këtyre normave.

“Si shpjegohet që në rastin e çmimeve të primeve të sigurimeve që shkojnë direkt që shkojnë direkt në portofolave të kompanive në vitin 2019, ndërhyrjen me vendim për t’i rritur çmimet, ndërsa në rastin kur është në pyetje xhepi i shtresës më të varfër të popullsisë qëndron e shurdhër, dhe tërësisht inekzistente”, ha Eman Rrahmani anëtari i Komsionit nga radhët e VV-së.

Por guvernatori Mehmeti ka thënë se çmimet e sigurimeve do të rregullohen përmes liberalizimit të çmimeve.

“Sa i përket tarifave për kompanitë e sigurimeve, jemi në proces, kemi angazhuar ekspert të Bankës Botërore, jemi duke punuar në drejtim të asaj që bëjmë një liberalizim bazuar në tarifat dhe të caktohen bazuar në risk”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Për normat e interesit të institucioneve mikrofinanciare Mehmeti ka thënë se kjo rregullohet me konkurrencën e tregut. Megjithatë, ka bërë të ditur se do të ketë një platformë që do të publikohen të gjitha çmimet e këtyre institucioneve.

Si shqetësim është ngritur edhe çështja e numrit të madh të veturave të paregjistruara. Për këtë guvernatori Mehmeti tha se me këtë përqindje të lartë të automjeteve të pasiguruara, që janë rreth 25-30 për qind, anëtarësimi i Kosovës në Kartonin e Gjelbër do të jetë i pamundur.