Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se do të mbajë një fjalim pas seancës së orës 22:00 të shtunën, pasi paraprakisht në hollin e Kuvendit u tha mediave se do të deklarohej pas seancës së orës 14:00.
Ai ka thënë se prej sa vjetësh që është zgjedhur deputet, nuk ka parë situatë më absurde se tash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Meqë vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare dhe imponuese nga ana e kryesuesit dhe na ftoi përsëri të jemi edhe njëherë në orën 22:00, siç po shihet për ta vazhduar talljen me qytetarët fjalimin tim do ta mbaj atëherë. Kam pasur nderin jetësor te zgjidhem deputet i Kuvendit të Kosovës 7 herë më radhë dhe situatë më absurde dhe problematike nuk ka pasur asnjëherë”, ka thënë Krasniqi.
Pas tij, edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se do të deklarohen edhe nga partia e saj pas seancës së orës 22:00.