Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duket thënë se me këtë vendim nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.
“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka premtuar që ato që u thanë në mbledhjen Qeverisë në detyrë të premten do të bëhen më mirë e më shpejt me një qeveri pa VV-në.
“Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen. Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, ka shkruar Krasniqi.
-
Krasniqi: Kurti i do edhe disa ditë, por as në ëndrrat më të mira s’mund ta bëjë shumicën
-
Pa qeveri e pa buxhet, paralajmërohet bllokadë financiare në sektorin publik
-
PDK-ja: Do të kemi zgjedhje
-
Kurti premton pagë të 13-të me ligj, planifikon edhe atë të 14-tën
-
Tahiri: E shoh një rrezik të madh për Kosovën këtë logjikë autoritare të partisë në pushtet